English

Gjithashtu znj. Liri Berisha e njohu znj. Edelman edhe me iniciativen për ngritjen e muzeumit të Nënë Terezës në Shqipëri, si gruaja e madhe shqiptare, që asnjëherë nuk u kursye në ndihmën e saj ndaj fëmijëve në nevojë. Presidentja e Children's Defense Fund, znj. Edelman u shpreh se ishte e mrekulluar nga përpjekje të tilla dhe se do të donte të niste një bashkëpunim konkret me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë, të drejtuar nga znj. Berisha.
Lidhur me këtë ajo ofroi mundësinë që pjestarë apo aktivistë të këtij fondacioni të specializohen tek fondacioni i saj, me qëllim rritjen e kapaciteteve administrative dhe operuese. Me këtë rast znj. Edelman përmendi edhe faktin interesant se puna e parë e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, menjëherë pas diplomimit universitar ka qënë pikërisht në Fondacionin Children' Defense Fund.

Children's Defense Fund është organizata më e fuqishme amerikane në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve me një aktivitet të gjerë, që nga përmirësimi i legjislacionit, lobizmi, e deri tek kujdesi shëndetësor. Znj. Wright Edelman është një nga ikonat e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në SHBA. Një nga afro-amerikanet e para që ushtronte profesionin e avokates, ajo më pas iu përkushtua mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve amerikanë duke kaluar prej afro 40 vjet në aktivitet të përditshëm për përmirësimin e jetës së fëmijëve amerikanë.
Ajo mban "Medaljen e Lirisë", dekorata më e lartë civile që jep presidenti i SHBA-së.

(16/09/2009)

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme