English

Koleksioni i veçantë objekteve të Nënë Terezës në ekspozitën “Java Shqiptare”

27 Nëntor 2017

Ekspozita “Java Shqiptare” e çelur në kuadër të Festave të Nëntorit në Ambjentet e Hotel “Rogner” me fokus trashigiminë materiale dhe jomateriale shiqiptare, i ka dhënë një vend shumë të rëndësishëm figurës së Nënë Terezës.

Falë bashkëpunimit me Fondacionin Kulturor “Nënë Tereza” që drejtohet nga Dr. Liri Berisha, një hapsirë e posaçme për Shenjtoren e madhe qëndron e hapur për publikun shqiptar. Dr.Liri Berisha e shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Hotel Rogner z.Florian Ilse dhe përfaqësues të tjerë,vizituan nga afër objektet e prezantuara të cilat pasqyrojnë vlerat dhe pasurinë shpirtërore të Nënë Terezës. Objekte si qilimi ku ajo është falur apo edhe dorëshkrime të saj përcjellin një emocion shumë të vyer për publikun e huaj dhe atë vendas.

Dr.Liri Berisha pasi falenderoi Hotel “Rogner’ për këtë organizim dinjitoz mbi traditën dhe kulturën shqiptare tha se prezantimi i figurës së Nënë Terezës në evente të tilla jo vetëm përcjellë vlerat më të mira shqiptare, por na bën krenar për atë që jemi dhe na shton motivimin për ta bërë këtë botë më të mirë. Nënë Tereza ka patur një kryq dhe një sar dhe të thuash se do të bëj një ekspozitë për Nënë Terezën është një guxim i madh po të mendoje se çfarë do të fusje në atë ekspozitë. Por kur shikon veprën, e kupton se nuk ka asnjë sallë që ta nxërë atë vepër dhe nuk ka asnjë muzeum që ta përmbushë atë që ne kërkojmë, tha znj.Berisha. Dr.Liri Berisha shtoi se kjo që prezantohet këtu për Nënë Terezën, më shumë se një pjesë e vogël e kujtesës mbi këtë figurë , është një simbol për t’i dhënë shpirt dhe forcë gjithçkaje që ka emrin “Shqiptare”.

Edhe drejtori Hotel Rogner z.Florian Ilse vlerësoi shumë ekspozimin e vlerave të Nënë Terezës në këtë ekspozitë të kulturës dhe traditës shqiptare duke falënderuar veçanërisht kontributin e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” për këtë gjë. Ai u shpreh se nëse politika shqiptare do të kishte patur në rradhët e saj disa njerëz si Nënë Terza, ajo do të kishte qënë më e mirë.

Ekspozita “Java Shqiptare” do të qëndrojë e hapur e për vizitorët deri më datën 29 Nëntor.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme