English

HAPET EKSPOZITA E PROJEKTIT MEMORIALI “NËNË TEREZA”

Në vijim të aktiviteteve të shumta të organizuara gjatë vitit 2010 për përkujtimin e Nënë Terezës dhe promovimin e veprës së saj, Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” me Presidente Zj. Liri Berisha, hap ekspozitën e Projektit të Memorialit Nënë Tereza.

Memoriali, një iniciative e Qeverisë Shqiptare dhe e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza, ngrihet në shenjë respekti dhe mirënjohje për veprën e humanistes shqiptare Nënë Terezës si dhe për t’i bërë jehonë misionit të saj fisnik, mision i cili do të përçohet dhe përcillet nëpërmjet ndërtimit të Memorialit për nder të saj. Ky memorial do të jetë jo vetëm shtëpia e vlerave të Nënë Terezës, por dhe shtëpia e vlerave të gjithë kombit shqiptar.

memoriali

“Fondacioni Kulturor Nënë Tereza, së bashku me autoritete e qeverisë shqiptare, janë iniciatorët e kësaj vepre e cila është konceptuar si një qendë muzeale në nderim të vlerave më të mira. Ngritja e këtij memoriali është një domosdoshmëri reale për historinë tonë, është një obligim për nëj perosnalitet kaq të shquar, me vlera të jashtëzakonshme. Do të jetë një qendër kulturore, historike shumë e rëndësishme për vendin tonë. Fondacioni Kulturor Nënë Tereza, në bashkëpunim me MTKRS do të japin kontributin e tyre për ngritjen e këtij memoriali. Sot fondacioni Kultutor Nënë Tereza, ekspozon projektin dhe ne do t’ju ishim shumë mirënjohës për të gjithë idetë, për të gjitha sygjerimet dhe opnionet”, -tha Znj. Berisha. Ajo theksoi faktin se ky projekt përveçse një qendër muzeale në nderim të vlerave më të mira dhe universale shqiptare, mendohet të jetë një qendër e vërtetë kulturore aktive në promovimin e vlerave të Nënë Terezës, mësimeve dhe aspiratave të saj.
Në fjalën e saj Zj. Berisha, u shpreh ndër të tjera, se Fondacioni po ekspozon projektin për të mbledhur nga profesionistët dhe publiku i gjerë sa më shumë mendime e propozime për të finalizuar projektin e Memorialit.
Të pranishëm në hapjen e Ekspozitës ishin Ministri i Kulturës Z.Ferdinand Xheferaj si dhe arkitekti i projektit të memorialit duke e konsideruar si një nga veprat më të rëndësishme kulturore. “Ky memorial mendoj që do të jetë një qendër shumë e dobishme, e konceptuar me aktivitete shumë dimensionale dhe të përditshme që Nënë Tereza të vazhdojë përsëri misionin e saj të përcjellës së dashurisë”, -tha Z.Xhaferaj.
Marin Biçoku, arkitekti i këtij memoriali, tha: “ Kur flasim për ndërtimin e një vepre arkitekturore sigurisht nuk mund që ajo të bëhet realitet pa mbështetje dhe pa bashkëpunim.”
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë Ministri i Kulturës Z. Ferdinand Xhaferri, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit e kulturës si dhe miq e të ftuar të Fondacionit Kulturor Nënë Tereza.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga data 5 - 15 Shkurt 2011, ora 10:00 deri me 19:00, në Galerinë FAP, pranë Akademisë së Arteve.


Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme