Promovohet libri "Shënjtorja Shqiptare" dhe dokumentari "Ikona e Dashurisë" në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës.
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Fondacioni Kulturor Nënë Tereza ka organizuar shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Një ditë me rëndësi në këtë vit dedikuar tërësisht Nënë Terezës është dhe 19 Tetori, Dita e Lumturimit e Nënë Terezës. Me rastin e Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës u promovua pranë ambjenteve të Muzeut Historik Kombëtare libri "Shenjtorja Shqiptare" botim i Muzeut Hisotrik Kombëtar në bashkupunim me Fondacioni Kulturor Nënë Tereza si dhe filmi dokumentar "Ikona e Dashurise" bashkëpunim i Televizionit Publik Shqiptarë dhe regjisorit Kreshnik Hashorva. Shkrimet që përfshihen në këtë botim janë kryesisht kujtimet e takimeve nga njerëz që e kanë shoqëruar Nënë Terezën në Shqipëri. Këto kujtime janë përjetime personale të tyre, por pavarsisht nga ky fakt, ato mbeten edhe dokumente të vyera për historinë.Libri shoqërohet edhe me një CD ku janë regjsitruar poezi të shkruara nga Nënë Tereza dhe të interpretura me mjeshtëri nga artistët e shquar të skenës sonë Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Roza Anagnosti.
Fjalën e hapjes e mbajti Z.Luan Malltezi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar i cili e kujton kështu Nënë Terezën: "Në historinë e njerëzimit ka shumë njerëz që zënë vend të merituar në kujtesën e brezave. Në rradhën e tyre hyn dhe humanistja e shquar shqiptare , Nënë Tereza. Me të varfrit ishte dhe Nënë Tereza, ajo u ngrit si misionare katolike të zbuste këtë plagë, të ndihmonte dhe mbronte njerëzit e thjeshtë jo duke nxitur urrjetje dhe dhunë, por nëpërmjet dashurisë dhe mirëkuptimit për njëri-tjetrin. Nënë Tereza u bë symbol i kësaj lufte dhe bëri për vetë gjithë botën."
Më pas fjalën e mori Zj. Berisha, Themeluese dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza e cila u shpreh: " Kujtimet janë një pjesëz e përjetësisë, por kur ato lidhen me misonin e gruas shqiptare, nobelistes Nënë Tereza, atëhere nuk flitet më për një pjesëz, por për një tërësi vlerash, mbresash që na pasurojnë jetën sot e mot". Ndërsa vazhdoi duke e kujtuar kështu Nënë Terezën gjatë një vizite në shtëpinë e Motrave të Nënë Terezës: " U emocionova tek shikoja se si Nënë Tereza, ndalej në çdo shtrat dhe dikë e përkëdhelte, një tjetër e ndihmonte të mbulohej, dikujt i shkonte dorën mbi ballë. Në një çast, ajo kthehet dhe më pyet: " A do ta bëje ti këtë punë, nëse të kërkohet?" pa më lënë kohë të përgjigjesha, duke tundur duart, sikur nuk donte të dëgjonte atë që unë doja t'i thoja tha:" Jo nuk dua përgjigje, se atë nuk mund ta japësh menjëherë, do shumë kohë për t'u përgatitur në shpirt."E kam menduar shpesh atë pyetje. Edhe sot,sikur të më pyesë ndokush, do nguroj të kthej përgjigje, sepse, që ta bësh një punë, duhet shpirt. Në çdo takim mësoje shumë prej Nënë Terezës."
Midis personave që kanë shkruajtur kujtimet e tyre në këtë libër ishte dhe Mon Sinjor Rrok Mirëdita i cili pas një takimi me Nënë Terezën e kujtoj atë duke thënë: Nga ai takim kam mbartur me vete ndenjën e mahnitjes nga thjeshtësia e shprehjes së saj, e gjesteve dhe buzëqeshjes që ajo shpaloste gjatë komunikimit me të tjerët." Gjithashtu në promovimin e filmit dokumentar "Ikona e Dashurisë" Z. Petrit Beci, drejtor i TVSH dhe regjizori Kreshnik Hashorva u shprehën se " Ky nuk do të jetë dokumentari i vetëm për familjen ,jetën dhe veprën e Nënë Terezës, por të tjera do ta pasojnë atë."
Të ecësh në gjurmët e jetës dhe punës së saj, do të thotë të dish më shumë për të mirën, pikëzat e vogla të shpresës t'i kthesh në kurajë e mirënjohje ndaj veprës së mirë në shërbim të njerëzimit.
|